Doni Apartments
Price 60€ Natë

 

Krevati : 1 krevat dysh, 4 krevate teke
Okupimi : 4 – 6 persona të rritur
Fëmijë : 1 – 2 fëmijë
Vendndodhja : Kati i dyte
Tualeti : Banjë me dush

Çdo apartament ka një ambient të madh të përbashkët me kuzhinë, sipërfaqe ngrënieje dhe ndenjeje, duke krijuar një ambient çlodhës dhe shoqëror për të gjithë vizitorët.
Kuzhina është dekoruar me tulla dhe dru, krejtësisht e pajisur me orenditë moderne; furrë, sobë, bolierë, frigorifer i madh/ngrirës ashtu si edhe me të gjitha enët e gatimit, enët e ushqimit, pjata, pirunë, thika etj. Një tavolinë e rrumbullakët ngrënieje është vendosur në qendër të dhomës në mënyrë që vizitorët të shijojnë ushqimet dhe pijet në komfortin e apartamentit të tyre.
Kuzhina të çon në një sipërfaqe të madhe ndenjeje me kolltukë të rehatshëm dhe me një tavolinë kafeje. Këtu klientët mund të shtendosen dhe të shijojnë pamjen e jashtme përgjatë detit Jon nëpërmjet dritareve të plota që lartësohen mbi ballkon. Gjithashtu aty gjendet edhe një aparat televiziv me ekran të sheshtë.
Secila dhomë kryesore gjumi përmban një krevat dysh, gardërobë të plotë, komodina anësore krevati dhe tavolinë tualeti me pasqyrë.
Dy dhomat e gjumit binjake janë me përmasa të bollshme dhe gjithashtu kanë sipërfaqe të mëdha dollapësh si edhe krevate krejtësisht të rinj. Çarçafët ndërrohen dy herë në javë dhe apartamenti mbahet në kushte krejtësisht të pastra prej pastrueseve.

Komoditetet Në Dhomë

  • Tualet privat me dhomë dushi
  • Internet falas
  • Pamje nga fshati
  • Restorant
  • Parkim falas
  • Shërbime Pastrimi
  • TV
  • Ajër i kondicionuar
Mbërritje:
Nga ora 13:00
Largim:
Orën 11:00
Anulim / Parapagim:
  • Një rezervim është i konfirmuar nëpërmjet pagesës së një paradhënieje të barabartë me 30% të kostos totale të qëndrimit.
  • Asnjë komision pagese nuk mbahet për anulimet e rezervimeve që kryhen përpara 15 ditëve prej datës së konfirmuar të mbërritjes.
  • Depozita nuk kthehet në rastin e anulimit të rezervimit që kryhet në më pak se 15 ditë përpara datës së mbërritjes, apo në rastin kur klienti nuk paraqitet.
  • Pagesa mund të kryhet me rrugë bankare ose PayPal.
Qëndrimi i zgjatur:
Kur rezervohet për më tepër se 15 ditë, mund të zbatohen politika të ndryshme dhe shtojca shtesë.
Fëmijë dhe krevate shtesë:
Fëmijët mund të akomodohen tek apartamentet, por nuk ekzistojnë sipërfaqe për krevate shtesë nëpër dhoma.
[hb_rates accom_id="4644"]